Shba Dhe Koreja E Jugut Monitorojnë Nëndetëset Koreanoveriore
SEUL, 16 qershor /ATSH-AFP/ - Forcat detare amerikane dhe koreanojugore do të rrisin bashkëpunimin e tyre për të monitoruar nëndetëset koreanoveriore dhe për të shkëmbyer më shumë informacione rreth tyre, deklaruan sot zyrtarët.
Kjo marrëveshje u arrit në kuadër të tensioneve mes dy Koreve, pas mbytjes në muajin mars të një anijeje koreanojugore nga Koreja e Veriut, sipas rezultateve të një hetimi ndërkombëtar.
Marina koreanojugore theksoi në një komunikatë se marrëveshja me SHBA-në duhet t'i mundësojë dy aleatëve përmirësimin e shkëmbimit të informacionit përsa i përket nëndetëseve koreanoveriore.
''Dy shtetet vendosën të bashkëpunojnë në kuadër të një manovre kundër përhapjes së armëve bërthamore ndërmarrë nga Uashingtoni që do të përdoret për ti dhënë fund trafikut të armëve që kryehet nga Koreja e Veriut në ujrat që rrethojnë gadishullin'', vijon komunikata./
/ec/ a.jor.