Soft News - Pakistan - Test Psikik Për Amerikanin Që Do Të Vriste Bin Ladenin Me... Shpatë!
PESHAUAR (Pakistan), 16 qershor /ATSH-AFP/ - Amerikani 50-vjeçar, i arrestuar në malet në veri të Pakistanit ku po ndiqte Osama bin Ladenin i armatosur me një pistoletë, një thikë dhe një shpatë do t'i nënshtrohet testeve psikike, njoftoi sot policia pakistaneze.
Gary Brooks Faulkner, një ndërmarrës i pavarur, specialist i hapkidos, një art marcial korean, sipas sipas vëllait të tij në SHBA, i cili u quajt në mënyrë ironike ''ninxha amerikane'' nga shtypi i vendit të tij u arrestua të hënën në një pyll në Chitral, një distrikt shumë paqësor dhe turistik.
''Ai mbahet i burgosur në Peshauar, qytet i madh në veriperëndim të Pakistanit'', theksoi një hetues.
"Ne i bëmë shumë pyetje në lidhje me shpatën dhe thikën. Ai theksoi se dëshironte të vriste Osaman, por të vrasësh Osaman me një shpatë apo thikë, është një lojë fëmijësh", shtoi oficeri./
/ec/ a.jor.