Sport-Botëror/ Grupi A, Uruguai Triumfon Ndaj Organizatorëve Jugafrikan
TIRANË, 16 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ Me një dygolësh të sulmuesit Diego Forlan dhe një gol në kohën shtesë nga Alvaro Perreira, Uruguai mposhti 3-0 Afrikën e Jugut, në Pretoria, në ndeshjen e dytë të grupit A.
Një fitore që pothuajse ka skualifikuar nga ky Botëror organizatorët e Afrikës së Jugut. Avantazh i uruguajanëve erdhi në minutën e 24-t, kur sulmuesi Forlan mposhti nga rreth 30 metra portierin Khune.
Në minutën e 80-të Uruguai dyfishoi me anë të një 11 metërshi, të fituar nga Suarez dhe të shënuar nga Forlan. Gjatë këtij aksioni arbitri zvicerian Masimo Busaca nxorri me karton të kuq portierin jugafrikan Khune.
Golin e tretë e shënoi Alvaro Perreira në minutën e 94-t, duke çuar Uruguain në krye të grupit A me 4 pikë pas dy ndeshjesh.
Nesër për këtë grup do të takohen Franca me Meksikën, të dyja me nga 1 pikë.
Grupi A
Afrika e Jugut - Uruguai 0-3
Shënues: Forlan 24', 80' A. Perreira 94'
Afrika e Jugut (4-4-1-1): Khune; Gaxa, Khumalo, Mokoena, Masilela; Modise, Letsholonyane (Moriri), Dikgacoi, Tshabalala; Pienaar (Josephs); Mphela. Trajner: Carlos Alberto Parreira.
Uruguai (4-3-1-2): Muslera; M.Pereira, Lugano, Godin, Fucile; Perez, Arevalo, A.Pereira; Forlan; Cavani, Suarez. Trajner: Oscar Tabarez.