Tiranë: Tenton Të Vetëvritet 24-Vjeçarja, Arrestohet Erjon Korini
TIRANË, 16 Qershor/ATSH / - Tentoi t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i një pallati një 24 vjeçare nga Tirana, ndërsa si i dyshuar në këtë ngjarjeje, u arrestua sot 33 vjeçari Erjon Korini.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur të mërkurën për ATSH-në se, "ngjarja për të cilën akuzohet 33-vjeçari Korini i njohur si këngëtar ndodhi mbrëmjen e së martës në rrugën "Babë Rrexha", kur 24 vjeçarja tentoi t'i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-t i pallatit ku jetonte Korini".
Sipas policisë, shtetasi Korini dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj 24 vjeçares, duke e detyruar më pas atë hidhej nga ballkoni i pallatit, ku ishte banor.
Ndërhyrja e shpejtë e Policisë dhe forcave të RENEA-s shmangën një tragjedi të mundëshme, ndërkohë që ndaj 33 vjeçarit Erjon Korini rëndon akuza e "shkaktimit të vetvrasjes, mbetur në tentativë"./m.sh//n.m/.