Uzbekistan - Mbërrin Ndihma Ndërkombëtare Për Refugjatët Nga Kirgistani
ANDIXHAN (Uzbekistan), 16 qershor /ATSH-AFP/ - Avioni i parë me ndihma humanitare ndërkombëtare mbërriti sot në Uzbekistan, destinuar për refugjatët e larguar nga Kirgistani pas dhunës së përgjakshme ndëretnike, njoftuan sot autoritetet lokale.
Avioni, që u ul në Andixhan, rajon lindor i Uzbekistanit, transportonte 800 tenda për llogari të Komisionit të Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR), njoftoi për AFP një zyrtar i lartë i Ministrisë uzbeke për Situatat Emergjente.
Dy avionë të tjerë të UNHCR-së pritet të mbërrijnë gjatë ditës.
Ndërkohë që në aeroport kanë mbërritur po ashtu edhe kamionë të tonazheve të mëdha për të garantuar shpërndarjen e menjëhershme të tyre.
Sipas autoriteteve uzbeke, rreth 75 mijë persona me etnik uzbeke, janë larguar nga Kirgistani drejt Uzbekistanit, pas dhunës etnike që shkaktoi të paktën 179 viktima në jug të Kirgistanit, sipas një bilanci zyrtar./
/i.p/