English

Vajza, e gatshme të paguajë një "mashkull të vërtetë" për të parë ndeshjet e Kampionatit Botëror

Pekin, 17 Qershor –NOA- Një vajzë e bukur kineze, 22 vjeçe ka vendosur në një faqe interneti një lajmërim për të gjetur një "mashkull të vërtetë" me të cilin të shikojë ndeshjet e Kupës së Botës.

Poshtë një fotoje të madhe në faqen e internetit "Chinasmack" vajza ka dhënë karakteristikat specifike të shoqëruesit ideal për të cilin do të paguajë një mijë juan (100 euro).

I zgjedhuri duhet të jetë "një mashkull që e kupton mirë futbollin, nga 20 deri 40 vjeç e që di të gatuajë. Përveç këtyre ai duhet të jetë në gjendje të pijë, dhe të pijë shumë, tip sportiv, i ngrohtë dhe i përzemërt".

Vajza, me inincialet K. K., shton se ai nuk duhet të jetë nga meshkujt e lindur në Shanghai (të cilët janë konsideruar të zhburrëruar nga pekineset).

Dhe sqaron se në rast të diskutimi të ndeshjes “burri i vërtetë” duhet të pranojë vullnetin e saj.

"Nëse unë them një gjë - pikërisht - ajo është e drejtë". Gjithashtu ai duhet të lajë këmbët e tij dy herë në ditë" pasi K.K. nuk toleron "një erë të keqe në dhomën e saj".

a.k/ NOA

KOMENTE