English

Vlore: Mot I Kthjellet, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 16 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Prej disa ditësh, gjiri detar i Vlorës është përfshirë nga një mot i nxehtë, rrjedhojë e rrymave ajtore të nxehta me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan. Kjo ka bërë që vlerat e temperaturave të rriten në mënyrë të vazhdueshme, gjë që do të jetë karakteristike edhe për ditën e sotme. Moti do të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh, ndërkohë që kushtet e lundrimit do të jenë normale. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë të njëjtin drejtim në kuadratin Jug-Juglindje me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 33-35 gradë celsius dhe ato minimale në 22-24 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 2-3 ballë në det të hapur. Dy tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë, pritet të lundrojnë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE