Gramsh, 16 Qershor, NOA – Një person ka rënë në prangat e forcave të policisë së Gramshit, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një dyqani.
Fjala është për 20-vjeçarin Behar Mema, 20 vjeç, banues në fshatin Irmadh të këtij qyteti, i cili dyshohet se në fshatin Sojnik ka vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor në pronësi të 39-vjeçarit me iniciale R.T, 39 vjeç.
Mësohet se ai aty ka marrë rreth 5.000 lekë të reja si dhe disa sende ushqimore me një vlerë rreth 15.000 lekë.
Ndërkaq, gjatë kontrollit fizik të tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 4.000 lekë.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të “Vjedhje”-s, e cila parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA