Afrikë e Jugut, 17 Qershor 2010 NOA - Nuk ka marrë pjesë ditën e djeshme në seancën stërvitore të ekipit të tij, por Bastian Schweinsteiger ditën e premte do të jetë në fushën e lojës në “Port Elizabeth” në sfidën që Gjermania do të përballet me Serbinë.
Në ambientin e skuadrës ka tepër optimizëm për sa i përket rikuperimit të tij dhe stafi mjekësor i ekipit pohoi se Bastian është përmirësuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme.
“Duke parë gjendjen e tij dhe rikuperimin mjaft të shpejtë që ka arritur duhet thënë se nuk ndihemi të preokupuar për prezencën e tij në sfidën e ardhshme”, këto ishin fjalët e Hansi Flick, numri dy e trajnerit Loew.
r.b/NOA