Johanesburg, 17 Qershor NOA - Në stadiumin “Bloemfontein”, ka ardhur suksesi i parë për skuadrën e Greqisë dhe kjo falë një kthimi të rezultatit që arritën kundrejt Nigerisë, në fazën e dytë të grupit B.
Fillimisht ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për afrikanët, të cilët me mjaft meritë në minutën e 16 kaluan në avantazh, falë golit të realizuar nga Uche.
Rrjedha e takimit ndryshoi në minutën e 30 të garës, ku Kaita u ndëshkua me kartonin e kuq nga gjyqtari, si rrjedhojë e një shkelmimi që bëri në drejtim të Torosidis.
Kështu, që në pjesën e parë, grekët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 44 me anë të Salpingidis, gjuajtja e të cilit u devijua nga një mbrojtës nigerian.
Në pjesën e dytë, afrikanëve iu dha mundësia më e mirë për të kaluar në avantazh, por ata nuk arritën ta shfrytëzonin rastin dhe si rrjedhojë u ndëshkuan nga goli i fitores për grekët, që u realizua nga Torosidis.
r.b/NOA