Afrikë e Jugut, 17 Qershor NOA - Ka kaluar një javë nga fillimi i Botërorit dhe një ndër protagonistët e tij kanë qenë padyshim vuvuzelat.
Pjesa më e madhe e spektatorëve të ndeshjeve janë ankuar nga zhurma që krijojnë në sfond. Si rrjedhojë e tyre shumë prej tyre janë të pakënaqur pasi nuk arrijnë të dëgjojnë pastër komentin e një sfide të këtij evenimenti.
{youtube}lMxEycuSn0o{/youtube}
Krahas sportdashësve kanë qenë dhe vetë lojtarët të cilët janë ankuar dhe kjo pasi nuk arrijnë të bisedojnë ndërmjet tyre.
Kjo aparaturë plastike vë në rrezik dhe dëgjimin e personave që qëndrojnë afër saj dhe kjo si rrjedhojë e zhurmës që krijon pasi notat e saj nuk janë perfekte dhe ka luhatje në frekuencë.
r.b/NOA