Itali, 18 Qershor NOA - Pas shumë ditësh diskutime në lidhje me të ardhmen e teknikut Allegri tashmë mund të themi se ish trajneri i Kaljarit është shumë pranë skuadrës së Milanit.
Gjithmonë është konsideruar si kandidati numër një për stolin e kuq e zinjve dhe tashmë që telashet e tij me presidentin Massimo Cellino, kanë përfunduar për Allegrin rruga për të kaluar në Milano është e lirë.
Vetë Galiani ka shprehur dëshirën e tij për të pasur teknikun në fjalë në drejtim të Milanit dhe për këtë arsye mund të themi se firma e tij në një kontratë që do ta lidhë me kuq e zinjtë është vetëm çështje kohe.
r.b/NOA