English

Assad: Sulmi Izraelit Kundër Flotiljes Ka Rritur Rreziqet Për Luftë

DAMASK, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti sirian, Bachar al-Assad akuzoi qeverinë ''piromane'' të Izraelit se ka rritur rreziqet për luftë në rajon me sulmin e saj kundër një flotilje ndërkombëtare ndihmash nisur drejt Rripit të Gazës në fund të muajit maj, në një intervistë për BBC. ''Sulmi në të cilin humbën jetën nëntë civilë turkë ka shkatërruar çdo mundësi për paqe në një të ardhme të afërt'', konfirmoi presidenti sirian. Ai theksoi se ''kjo qeveri izraelite është një tjetër qeveri piromane dhe që nuk mund të arrihet paqja me një qeveri të tillë''. Pyetjes nëse sulmi rrit rrezikun për luftë presidenti sirian iu përgjigj ''pa asnjë dyshim''. Edhe para 31 majit, vijon Assad, Siria nuk e konsideronte qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanjahu si një partner për të arritur paqen./ /ec/ a.jor.
KOMENTE