Bruksel, 17 qershor, NOA - Krerët e Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel për të diskutuar rreth rregullave më të ashpra financiare, për të parandaluar përsëritjen e krizës së borxhit grek.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, tha se synimi është që të rifitohet besimi i tregjeve financiare.
“Detyra jonë është që të rifitojmë besimin e konsumatorëve dhe të investitorëve. Kjo mund të arrihet nëse të gjitha qeveritë tregojnë seriozitet rreth financave të tyre publike, duke përshpejtuar ritmin e konsolidimit të buxhetit dhe të reformave strukturore. Ne duhet ta shmangim dekadën e borxhit”, tha Barroso.
Takimi i sotëm vjen pas shqetësimeve në rritje se Spanja – ekonomia e pestë më e madhe e BE-së – së shpejti mund të kërkojë ndihmë nga jashtë për të zgjidhur problemet e saj financiare.
NOA