English

Bashkimi Evropian Vendos Sanksione Më Të Ashpra Se Okb-Ja Kundër Iranit

BRUKSEL, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtuesit e Bashkimit Evropian vendosën sot të marrin sanksione kundër Iranit duke shkuar përtej atyre të vendosura nga OKB-së që parashikojnë sektorët e gazit dhe naftës, theksoi një burim diplomatik. Të mbledhur në samitin e Brukselit, presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve detajuan një sërë sektorësh për të cilat Bashkimi Evropian do të marrë masa të reja për të sanksionuar mungesën e bashkëpunimit nga ana e Teheranit në lidhje me programin bërthamor civil, që fuqitë e mëdha dyshojnë për ambicie ushtarake./ /ec/ a.jor.
KOMENTE