Johanesburg, 17 Qershor, NOA – Kampionati botëror “Afrika e Jugut 2010”, parashikon në kalendarin e ndeshjeve të tij një ndeshje në grupin A dhe dy të tjera në grupin B.
E para mësohet se është ajo mes ekipeve të Francës dhe Meksikës, ndërsa në grupin B do të ndeshen sot përballë njëra-tjetrës Argjentina-Koreja e Jugut dhe Nigeria-Greqia.
Pas ndeshjes 4-0 të Gjermanisë, dje një tjetër rezultat mbresëlënës është shënuar nga Uruguaj me ekipin e Afrikës së Jugut, 3-0.
Po dje, Zvicra e mundi Spanjën me rezultatin 1-0.
n.e/NOA