Tiranë, 17 Qershor, NOA – “Pretendimi i presidentit rumun, i ngritur në Tiranë, e ka zanafillën te dritë-shkurtësia e kryeministrit Sali Berisha, i cili e trajtoi çështjen e minoriteteve si elektorale”.
Një deklaratë të tillë, e ka bërë gjatë seancës së sotme plenare deputeti socialist Ditmir Bushati, sipas të cilit, komuniteti arumun në Shqipëri është një minoritet kombëtar, por jo rumun.
“Mazhoranca të shpallë komunikimin dhe bashkëpunimin me opozitën”, ka qenë apeli që ai bëri më pas në Kuvend, lidhur edhe me çështje që kanë të bëjnë sipas tij me trajtimin e pakicave kombëtare.Pak ditë më parë, presidenti rumun, Trajan Basesku, drejtoi nga Tirana kërkesën që minoriteti arumun në Shqipëri të ketë statusin e atij kombëtar, i cili ngjalli mjaft debate në qarqet e medias dhe ato të politikës vendase.
n.e/NOA