Ekon - Merkel: Bankat Dhe Tregjet Financiare Duhet Të Taksohen
BRUKSEL, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel rikonfirmoi sot mbështetjen e vendit të saj si dhe të Francës për një taksim të bankave dhe tregjeve financiare duke shtuar se përgjegjësit e krizës duhet të kalojnë në arkë.
"Ne do të përgatisim takimet e G20-s dhe G8-s për të arritur një qëndrim evropian më të bashkuar. Ky qëndrim ka të bëjë me taksimin e bankave dhe tregjeve financiare'', theksoi Merkel para takimit me presidentët dhe kryeministrat e shteteve të BE-së në Bruksel.
Franca dhe Gjermania shpresojnë që Evropa të bjerë dakort për taksimin e bankave. Asnjë konsensus nuk u arrit në takimin e fundit të G20-s, që mblodhi vendet më të pasura dhe me ekonomi në zhvillim të globit./
/ec/ a.jor.