Fishë Teknike - Gjeopolitika E Polonisë
VARSHAVË, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Më poshtë vijon gjeopolitika e Polonisë, që zhvillon të dielën zgjedhjet presidenciale:
SITUATA GJEOGRAFIKE: Vend në Evropën Qendrore, Polonia që shtrihet në veri në brigjet e detit Baltik ndodhet në kufi me Rusinë në veri dhe Lituaninë në verilindje.
Ajo kufizohet me Gjermaninë në perëndim, Bjellorusinë dhe Ukrainën në lindje. Republika Çeke dhe Sllovakia e kufizojnë në jug.
SIPËRFAQJA: 312 680 kilometra katrorë.
POPULLSIA: 38,5 milionë banorë.
KRYEQYTETI: Varshavë (1,7 milionë banorë).
FEJA: Katolike (më shumë se 90 për qind e popullsisë).
HISTORI: Themelimi i Polonisë bëhet më 966. Ndahet më 1795 nga mbretëria e Polonisë dhe Duka i Madh i Lituanisë, që formuan në atë kohë një shtet të vetëm mes tre fuqive fqinje, Austria, Rusia dhe Prusia.
Pavarësia e Polonisë u arrit me Traktatin e Varshavës më 1918. Pas Lufës së Dytë Botërore, bëhet vend satelit i ish-Republikës së Bashkimit Sovjetik (BRSS).
"Solidarnosc" (Solidaritet), sindikata e parë e pavarur në bllokun sovjetik u krijua më 1980.
Nga viti 1981 deri më 1983, Polonia ishte nën regjimin diktatorial të gjeneralit, Wojciech Jaruzelski.
Në shtator të 1989 vendoset qeveria e parë jokomuniste.
Në dhjetor të 1990, Lech Walesa, figurë historike e solidaritetit, zgjidhet president.
Anëtare e NATO-s që prej vitit 1999, Polonia anëtarësohet në BE më 1 maj 2004.
INSTITUCIONET: Republikë presidenciale. Shefi i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Bronislaw Komorowski mori përkohësisht detyrën e presidentit pas vdekjes së konservatorit, Lech Kaczynski më 10 prill në një aksident ajror në Rusi.
Kaczynski u zgjodh si president më 2005-n në vend të ish-komunistit, Aleksander Kwasniewski, i cili qëndroi në krye të shtetit për 10 vjet.
Kryeministri liberal, Donald Tusk erdhi në 2007 në krye të qeverisë pas konservatorit, Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i presidentit.
EKONOMIA: E angazhuar që prej vitit 1990 në ekonominë e tregut, Polonia është i vetmi vend nga 27 vendet e Bashkimit Evropian që ka pasur një rritje ekonomike në vitin 2009, pavarësisht krizës ekonomike.
Prodhimi i Brendshëm Bruto polak u rrit vitin e kaluar me 1,8 për qind.
Burimet kryesore janë karboni, bakër, zink, qymyr guri.
Industritë kryesore: agro-ushqimore, automobila, mobilje, televizorë. Gjermania është partneri i parë tregtar i Polonisë.
PBB: 527 miliardë dollarë në 2008.
MONEDHA: Zloti .
FORCAT E ARMATOSURA: Efektivët e ushtrisë polake arrijë deri në 100 000 trupa.
FAQJA ZYRTARE E INTERNETIT: www.kprm.gov.pl/, www.prezydent.pl//
/ec/ a.jor.