English

Incident hyjnor, rrufeja shkatërron statujën e Jezusit

Ohajo, SHBA 18 Qershor NOA - Një rrufe e rënë në Ohajo ka shkatërruar një statujë të famshme të Jezusit. Skulptura e “Mbretit të Mbretërve”, mbi 20 metra e lartë, ishte e përbërë nga materiali plastik dhe mbështetej në një strukturë çeliku, gjë e cila lehtësoi shkatërrimin e saj nga goditja e rrufesë.

Statuja gjigante e vendosur pranë Kishës së “Solid Rock”, në Monroe të Ohajos, ishte e njohur si “Touchdown Jesus”.

E ndërtuar gjashtë vjet më parë, ishte bërë shumë popullore sepse, duke pasur parasysh madhësinë ajo mund të shihej që nga autostrada ndërshtetërore Highway 75, dhe ishin të shumtë shoferët që kalonin në këtë rrugë për të admiruar këtë skulpturë të bardhë të pazakontë.

Zjarri që ra për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme në kishën pranë saj që në atë moment kishte në brendësi të saj 4 000 besimtarë. Kjo statujë, është premtuar se do të rindërtohet sërish në një kohë shumë të shkurtër.

r.b/NOA

KOMENTE