English

Izraeli Vendos Lehtësimin E Bllokadës Për Rripin E Gazës

JERUSALEM, 17 qershor /ATSH-MIA/ - Këshilli Izraelit për Sigurinë (ISC) vendosi lehtësimin e bllokadës në Rripin e Gazës. Vendimi u mor pas reagimeve të fuqishme në botë pas sulmit të përgjakshëm të komandove izraelit ndaj flotiljes humanitare më 31 maj, ku humbën jetën nëntë persona. "U vendos liberalizimi i sistemit për importin e mallrave në Gaza dhe zgjerimi i listës së materialeve për projektet civile, që janë nën mbykëqyrje ndërkombëtare", thuhet në komunikatën e rastit./ a.jor.
KOMENTE