Londër, 17 qershor, NOA – Anglia nuk do të qëndroj më në rol neutral në lidhje me problemet e BE. Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha sot në Bruksel se vendi i tij do të marrë një rol shumë aktiv në Bashkimin Evropian.
Kameron tha se BE-ja duhet të përqendrohet “në çështjet thelbësore, e jo në çështjet e reformave”.
Ai shtoi se Britania mbështet direktivat e Unionit për reforma ekonomike dhe financiare.
“Ne e dimë se sa është e rëndësishme që në Evropë të ketë rritje të qëndrueshme ekonomike. Ajo që është vërtet me rëndësi, është që sërish të rinisë motori i ekonomisë evropiane”, tha Kameron.
Në Bruksel, sot fillon takimi dyditor i udhëheqësve të BE-së, ku pritet të miratohet strategjia për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për hapje të vendeve të punës.
m.xh/NOA