English

Katastrofë humanitare në Kirgizi, më shumë se 400 mijë refugjatë

Nju Jork, 17 qershor, NOA - Kombet e Bashkuara thanë se trazirat etnike në Kirgizi kanë detyruar të paktën 400,000 njerëz të braktisin vendin apo shtëpitë e tyre.

Zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Elisabeth Byrs, tha se numri i refugjatëve në Uzbekistan “llogaritet të jetë ndërmjet 75,000 dhe 100,000, përfshirë vetëm të rriturit”.

Sipas saj, numërohen edhe rreth 300,000 të tjerë të zhvendosur.Nga dhuna që shpërtheu në rajonet jugore të Kirgizisë, Osh dhe Jalal Abad, thuhet të jenë vrarë së paku 187 veta dhe plagosur rreth 2,000 të tjerë.

Uzbekët besohet të jenë viktimat kryesore të përleshjeve.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE