Kirgistan - 191 Të Vdekur Pas Dhunës Ndëretnike
BISHKEK, 17 qershor /ATSH-MIA/ - Numri i të vdekurve pas përleshjeve disaditore ndëretnike në jug të Kirgistanit arriti 191, njoftoi sot Ministria kirigize e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të kësaj ministrie të paktën 2 000 persona janë plagosur, pjesa më e madhe në gjendje të rëndë.
Trazirat filluan mbrëmjen mes 10 dhe 11 qershorit në qytetin Osh dhe shumë shpejt u zgjeruan në rajonin fqinj Xhalalabad, ku është vendosur edhe gjendja e jashtëzakonshme./
a.jor.