Kirgistan - Pekini Tërheq Rreth 1 300 Shtetas Kinezë
PEKIN, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Kina tërhoqi rreth 1 300 shtetas të saj nga Kirgistani si pasojë e përleshjeve të dhunshme ndëretnike që kanë përfshirë këtë vend, theksoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua.
''Avioni i nëntë dhe i fundit dërguar që prej ditës së martë për operacionin e riatdhesimit u kthye dje në Urumqi, kryeqytet i rajonit autonom të Xinjiangut, në veriperëndim të Kinës me 148 kinezë në bord'', theksoi Hsinhua duke cituar ministrinë kineze të Punëve të Jashtme.
"Pas tre ditëve përpjekje, pjesa më e madhe e kinezëve të Osh, qyteti i dytë i Kirgistanit në jug të vendit, u evakuan'', deklaroi një zyrtar i ministrisë.
"Por, ne do të vazhdojmë të ndjekim me kujdes situatën dhe do të kontaktojmë me shtetasit kinezë që ndodhen ende në Kirgistan'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.