English

Kolumbi - 16 Të Vdekur Dhe 72 Të Zhdukur Nga Shembja E Një Miniere

BOGOTA, 17 /ATSH-ANSA/ - Gjashtëmbëdhjetë minatorë gjetën vdekjen dhe 72 të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të një shembje në një minierë karboni në lokalitetin kolumbian të Amagës, njoftuan burime të Kryqit të Kuq, ndërsa burime të tjera theksojnë se "ka pakë mundësi që minatorët e bllokuar nën tokë të mbijetojnë". "Mund të jenë futur në ndonjë vend të sigurt, por rezultatet e ekspertizës në terren nuk të japin shumë shpresa", deklaruan burime, duke theksuar se shembja ndodhi pas një shpërthimi gazi në brendësi të një miniere. /e.v/
KOMENTE