Hamburg, 17 Qershor, NOA - Shoqatat tregtare shprehen optimiste pavarësisht nga kaosi politik në Shqipëri, pasi ky vend ka bërë hapa të mëdha në reforma, duke u kthyer bazë stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq, tregtia me Gjermaninë mund të ketë edhe një hov të ri të dukshëm dhe volumi tregtar ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë ka gjasa të dyfishohet në vitet e ardhshme.
Të këtij mendimi ishin organizatorët e konferencës ekonomike Gjermani-Shqipëri në Hamburg, në të cilën bënin pjesë ‘Shoqata ekonomike Gjermani-Shqipëri”, “Shoqata e Europës Lindore dhe Qendrore” dhe “Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane”.
Sipas statistikave, nga 2005 në 2009 volumi tregtar është rritur nga 110 milion Euro në 232 milion Euro, ndërsa potenciali në rritje mbështetet nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, e cila ka hyrë në fuqi në pranverën e vitit 2009.
Shoqatat tregtare regjistruan një zhvillim pozitiv të Shqipërisë dhe vendi ka bërë hapa të mëdha në reforma në vitet e fundit. Shqipëria është sot një demokraci e konsoliduar dhe me politike ekonomike të orientuar drejt modernizimit. Me angazhimin e saj drejt Europës, Shqipëria është shndërruar në një bazë të rëndësishme stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë ka avancuar si partner interesant ekonomik.
Pavarësisht nga shumë lavdërime, shoqatat ekonomike kërkojnë përparim të mëtejshëm të reformave ku bëjnë pjesë internacionalizmi i turizmit dhe modernizimi i bujqësisë bëjnë pjesë si dhe forcimi i sigurisë ligjore, si p.sh. i pronës dhe konkurrencës.
Por akuzat për manipulime paralizojnë Shqipërinë dhe se situata aktuale politike është kaotike. Opozita socialiste akuzon qeverinë e kryeministrit Sali Berisha për manipulim zgjedhjesh dhe bojkoton parlamentin.
Nga kjo, preken shumë ligje që janë të nevojshëm për avancimin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Vendi po mbahet prej një viti “peng nga papërgjegjshmëria e opozitës”, kështu u shpreh deputetja e Parlamentit Europian Doris Pack (CDU).
Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesja e Jashtme e BE Catherine Ashton dhe Komisari për Zgjerimin Stefan Füle u shprehën shqetësimin mbi bllokimin politik në Shqipëri. “Aktiviteti parlamentar pa opozitën nuk i përgjigjet standardeve të BE-së dhe rruga e mëtejshme duhet të bëhet duke respektuar kushtetutën”, paralajmëroi Füle nga mesi i prillit.
NOA
* Informacion për Shqipërinë i publikuar në “EurActiv.de”