English

Kukës: Një 15 Vjeçar Fiton Kampionatin Lokal Të Shahut

KUKËS, 17 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Një 15-vjeçar nga Kukësi, i cili fitoi kampionatin lokal të shahut që përfundoi mbrëmë, së bashku me fituesit e dy vendeve të tjera do të jetë pjesëmarrës në kampionatin e ardhshëm kombëtar të shahut. Oltion Vata, 15 vjeç, fitoi në një veprimtari ku morën pjesë 18 shahistët më të mirë të rrethit të Kukësi. Në vendin e dytë u rendit Sabri Shehu dhe në vendin e tretë Bashkim Tota. Gjatë kampionatit u zhvilluan 97 takime, 87 prej të cilave përfunduan me fitore dhe 10 të tjerë me barazim. "Gjatë këtij kampionati spikati lufta sportive. Vendi i parë u përcaktua vetëm në raundin e fundit," tha kryegjyqtari Hamim Nela./ch/
KOMENTE