Tiranë, 17 Qershor, NOA Update – Seanca e sotme plenare ka nisur me diskutimet e lira të deputetëve, ndërsa në momentet e fundit është hequr nga axhenda e punimeve të saj votimi i amendimit të rregullores së Kuvendit për mënyrën e shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Duke deklaruar se mazhoranca pret konsensusin e opozitës lidhur me këto amendime, Kuvendi gjithsesi në fjalimet e sotme të deputetëve e ka shfaqur këtë çështje, si problematike.
Nga ana e tij, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur dje në një mbledhje të tij, të dalë kundër një propozimi të tillë dhe ende nuk dihet sesi do të shkojë rrjedha e punimeve të kësaj seance, pasi amendimi nuk do të gjejë miratimin e votave të deputetëve socialistë... (vijon).
n.e/NOA