English

Lezhe: Tre Persona Ne Pranga, Akuzohen Per Vjedhje

LEZHË, 17 Qershor/ATSH-G. Marku/- Tre shtetas nga Laçi i Kurbinit janë vënë në pranga nga forcat e policisë së Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vepren penale të vjedhjes me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim. Burime zyrtare nga kjo drejtori bëjnë të ditur se të arrestuar janë shtetasit Bledar Sefa dhe Kreshnik Dervishi, 25 dhe 24 vjeç që të dy banues në lagjen nr.2 Laç të Kurbinit, si dhe David Rrexhi, 44 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin. Stefa, ka qënë i dënuar më parë për vepren penale të "Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen". Ndërkohë, mësohet se është bërë shpallja në kërkim për shtetasin Andrin Teluli, 20 vjeç, banues në lagjen nr.2 Laç, Kurbin, i dënuar më parë për vepren penale të vjedhjes. Nga i njëjti burim bëhet e ditur se arrestimi i shtetasve të lartpërmendur, si dhe shpallja në kërkim e një tjetri është bërë pasi këta shtetas akuzohen se kanë vjedhur një shumë prej 2.000.000 lekë në dyqanin ushqimore në fshatin Fushë-Gjorme, në pronësi të një shtetasi me inicialet Y.K. Nga veprimet proceduriale të kryera, gjatë kontrollit të banesave, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të shumës prej 1.130.000 lekë nga parate e vjedhura, si dhe sekuestrimi i një automjeti tip Renault Klio me targa të huaja dhe 3 aparate telefonash celularë. /a.ke/
KOMENTE