English

Mblidhet Kuvendi, pritet debat për amendimin e Rregullores mbi votimin e dekreteve

Tiranë, 17 Qershor, NOA – Seanca e sotme parlamentare, e cila pritet të nisë pas pak, ka të parashikuar në axhendën e punimeve të saj ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për mënyrën e shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Deri tani, votimi i këtyre dekreteve është bërë me kuti ose në mënyrë të fshehtë me elektronikë, por nga mazhoranca është propozuar një amendim që parashikon votimin e hapur të dekreteve të Presidentit.

Nga ana e tij, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur dje në një mbledhje të tij, të dalë kundër një propozimi të tillë dhe ende nuk dihet sesi do të shkojë rrjedha e punimeve të kësaj seance, pasi amendimi nuk do të gjejë miratimin e votave të deputetëve socialistë.

Këta të fundit e kundërshtojnë këtë nismë të PD-së, duke argumentuar se këto ndryshime synojnë politizimin e çështjeve dhe bien ndesh më praktikat evropiane të funksionimit të jetës parlamentare, e prandaj parashikohet që seanca e sotme plenare të shoqërohet me debat mes palëve.

n.e/NOA

KOMENTE