English

Ministri i Jashtëm kirgiz: Situata në Kirgizistan, e paparashikueshme

Osh, 17 Qershor, NOA – Burime diplomatike në Moskë i kanë thënë BBC se Rusia dhe vende të tjera në rajon do të furnizojnë me municione dhe pajisje ushtarake Kirgizistanin për të përballuar dhunën etnike në jug të vendit.

Ministri i Jashtëm kirgiz dhe shefi i Këshillit të Sigurisë kombëtare ndodhen të dy në Moskë për të diskutuar për situatën me zyrtarë të lartë.

Z.Ismailov, përse se situata në Kirgizistan nuk është aq e thjeshtë sa ç’duket? Ku i shihni ju rrënjët e kësaj që po ndodh aktualisht në vend ?

Përgjithësisht nëse shikohet historia e uzbekëve dhe kirgizëve ajo daton përpara shumë shekujve. Ata kanë jetuar në atë luginë për shekuj me radhë.

Uzbekët janë njerëz të vendosur atje, që merreshin me të mbjella dhe bujqësi dhe tregëti kryesisht. Ndërsa popullsia kirgize janë marrë me blegtori.

Ndaj ka pasur një arsye ekonomike për kohabitimin dhe bashkë-ekzistencën e tyre. Por gjatë kohës së sundimit sovjetik jetuan së bashku nëpër qytete dhe të mos harrojmë se lugina Vergena është një nga vendet me popullsinë më të dendur të ish-Bashkimit Sovjektik.

Pra, ka shumë trysni për gjetje vendesh pune, për sigurimin e ujit, apo toka. Kështu që tensionet kanë qenë gjithnjë të pranishme, dhe të luhej karta e tensioneve etnike ka qenë shumë e lehtë.

Z.Ismailov, po përse pikërisht tani kemi një shpërthim të tillë dhune në Kirgizistan?

Më 7 Prill pati një kryengritje në vend, e cila rrëzoi nga pushteti z.Bakijev.

Të mos harrojmë se në jug, qyteti i Oshit për shembull, është qyteti dhe qendra kryesore për trafikun e drogës nga Afganistani, dhe qendra kryesore për tregëtinë e mallrave që vijnë nga Kina perëndimore për në Azinë Qendrore.

Këtu fjala është për sasira shumë të mëdha parash në qytetin e Oshit.

Pjesa më e madhe e kësaj tregtie bëhej nga uzbekët nën patronazhin e zyrtarëve kirgiz. Sistemi u shpërbë.

Dhe vakumi i krijuar pas ngjarjeve të 7 Prillit, u mbush nga gjithëfarëlloj kriminelësh dhe elementë politikë që tentuan të rishpërndajnë këtë pushtet dhe pasuri. Kjo është fillesa e ngjarjeve.

Dhe ata shfrytëzuan jetën e njerëzve të pafajshëm.

Z.Ismailov, a mendoni se ka parakushte të tjera politike për këtë që po ndodh në Kirgizistan?

Kjo është një nga anët e ngjarjes. Ana tjetër do thoja është se jugu i vendit ishte kryesisht bastioni ku mbështetej pushteti i ish-presidentit Bakijev.

Popullsia kirgize ishte kryesisht pro Bakijevit. Ndërsa popullsia e jugut mbështeti qeverinë e re, të përkohshme.

Ky ishte një tension tjetër që luajti rol.

Disa cinikë mund të thonë se mund të jetë Rusia pas këtyre ngjarjeve apo mund të jenë amerikanët, edhe pse këto dy vende kanë bazat e tyre ushtarake atje. Si mendoni ju a qëndrojnë këto interpretime?

Të dyja këto vende kanë bazat e tyre dhe nuk është në interesin e tyre një situatë e tille, e cila është mjaft shpërthyese, ç'ka mund të shkoj më tej dhe mund ti kushtojë Rusisë dhe SHBA-së, bazat e tyre.

Pra, z.Ismailov ju thoni se këto vende nuk janë të interesuara në përkeqësimin e gjendjes apo jo ?

Ato nuk janë të interesuara në destabilizimin e situatës atje, sepse lehtësisht ajo mund të përhapet në tërë Azinë Qendrore, përfshi edhe kryeqytetin Bishkek.

Cila do të jetë e ardhmja e kësaj krize në Kirgizistan?

E ardhmja është shumë e zymtë. Kjo për faktin se dhjetëra e qindra mijëra vetë janë shpërngulur. Shtëpitë e tyre janë djegur.

Besimi mes këtyre grupeve është thyer, edhe pse ka pasur njoftime që uzbekët dhe kigizët po strehonin njëri-tjetrin, por kjo nuk është tendenca e përgjithshme.

Zhvillimet po shkaktojnë urrejtje mes njerëzve, që po përhapet mes intelektualeve, e nëse shikon nëpër faqet e internetit shikon një gjuhë të ashpër lufte e konfrontimi mes dy palëve.

Z. Ismailov, e sa i përket vakumit politik në vend, si e shikoni të ardhmen?

:Sa i përket vakumit politik, megjithëse qeveria e përkohshme thotë se e kemi situatën nën kontroll, fatkeqësisht këto deklarata janë shumë të parakohshme.

Siç thuhet në deklaratën e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, situata është, shumë shpërthyese dhe shumë e pa parashikueshme.

BBC

KOMENTE