English

Okb: Krimi I Organizuar Ndërkombëtar Rrezik Për Paqen Dhe Sovranitetin E Kombeve

NJU JORK, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Krimi i organizuar, që përmes përdorimit të dhunës dhe korrupsionit është shndërruar në një faktor me shkallë ndërkombëtare, përbën një kërcënim real për paqen ndërkombëtare dhe po ashtu për sovranitetin e kombeve, deklaroi sot një zyrtar i lartë i OKB-së. "Kriminaliteti është shndërruar në një faktor botëror, ka marrë një dimension të gjerë makro-ekonomik dhe përbën një kërcënim serioz për paqen dhe po ashtu për sovranitetin e kombeve", deklaroi për OKB-në, në Nju Jork Antonio Maria Costa, drejtori ekzekutiv i Zyrës Së OKB-së kundër Krimit dhe Drogës (ONUDC), me seli në Vjenë. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në një seancë plenare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku paraqiti një raport të fundit të 'ONUDC' të titulluar "Përmasat botërore të krimit: përcaktimi i rrezikut të paraqitur nga krimi i organizuar ndërkombëtar". "Raporti i paraqitur tregon se grupet kriminale përftojnë çdo vit miliarda dollarë nga trafiku i drogës, armëve, i qenieve njerëzore, të produkteve të falsifikuara, po ashtu edhe nga pirateria detare dhe kriminaliteti kibernetik", theksoi Costa./ /i.p/
KOMENTE