English

Operacionet, urdhri: Vetëm me miratim të pacientit

Tiranë, 17 qershor, NOA - Asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk do të kryhet në spitalet publike nëse pacienti nuk do të njohë rreziqet që i vijnë prej tij e më pas të japë ose jo miratimin për to.

Ky është urdhri më i ri i ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili sipas të cilit miratimi i pacientit apo i personave të tjerë ligjorë të autorizuar për nënshkrimin e deklaratës së konsensusit, për njohjen e komplikacioneve të ndërhyrjeve ekziston dhe aplikohet gjerësisht ne klinikat dhe spitalet private në Shqipëri, pasi kjo është një procedurë e detyruar në të gjithë institucionet publike dhe private europiane.

Me urdhër të ministrit Vasili për herë të parë miratohet në Shqipëri kjo praktikë europiane e cila sanksionon transparencën dhe ndihmon në rritjen e përgjegjësive në marrëdhëniet mjek - pacient - sistem shëndetësor duke ngritur në këtë mënyrë nivelet e sigurisë dhe të korrektesës në strukturat publike shëndetësore shqiptare si dhe përfshirjen e standardeve europiane në dokumentacionin shëndetësor.

Ky urdhër është i detyruar, jo vetëm për spitalet por edhe për poliklinikat ku do të ofrohen shërbime që janë objekt i këtij urdhri.

b.a/NOA

KOMENTE