Pirateri - Pesë Piratë Somalezë Dënohen Në Holandë
BRUKSEL, 17 qershor /ATSH-ANSA/ - Pesë piratë somalezë u dënuan sot nga një gjykatë e Roterdamit në Holandë dhe kjo është hera e parë që një proces i tillë gjyqësor zhvillohet në Evropë.
Piratët, të cilët duhet të kryejnë pesë vjet burg, u shpallën fajtor për sulmin kundër një anije turke mallrash në gjirin e Adenit më 2 qershor të vitit 2009.
Pesë piratët somalezë, nga 25 deri në 45 vjeç, të armatosur, në bordin e një skafi të shpejtë, kishin sulmuar anijen turke "Samanyolu" me flamur të Antileve holandeze.
Pasi u arrestuan iu dorëzuan autoriteteve holandeze.
Në përfundim të hetimeve prokurorët kërkuan shtatë vjet burg për të shtatë. Ndërsa piratët u vetdeklaruan të pafajshëm duke pretenduar se ishin peshkatarë dhe se varka e tyre kishte pasur një problem në motor. Një prej tyre, gjatë procesit gjyqësor, u ankua për trajtimin duke thënë se "është faji i Holandës sepse nuk i dëshiron myslimanët".
/e.v/