English

Prifti thirrje investitorëve gjermanë: Ejani investoni te ne, mos shkoni deri në Kinë

Tiranë, 17 Qershor, NOA - Nëse në nivelet politike marrëdhëniet ekzistuese mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë shumë të mira, kështu do të donim që ato të ishin edhe në anën ekonomike.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë një tryeze që po mbahet tani nga Shoqata gjermane e Industrisë dhe Tregtisë.

“Rreth 20 % në vit ka qenë rritje e shkëmbimeve me Gjermaninë vitet e fundit, realisht më shumë nga sa është ai i rritjes ekonomike dhe kjo tregon se jemi në rrugën e duhur, por gjithsesi, duhet të kërkohen shkëmbime më të larta mes dy vendeve tona”, tha Prifti.

Duke bërë më pas me dije se investitorët gjermanë duhet të jenë të interesuar për të investuar në Shqipëri, pasi këtu gjejnë një vend me moshën e popullsisë më të re në Evropë dhe që kushton më pak se kudo si krah i lirë pune.

Duke përmendur edhe kualifikimin e popullatës shqiptare, ai tha se për këta investitorë do të ishte me leverdi që të investonin në vendin tonë.

“Për një biznes gjerman që është i interesuar në fushën e fasonëve, atë me material të porositësit, Shqipëria paraqet më shumë interes se Kina se ajo përveçse është shumë larg, ka edhe taksa importi dhe eksporti që vendi ynë nuk i ka”, bëri me dije ministri Prifti.

n.e/NOA

KOMENTE