English

Rama: Berisha hodhi poshtë konsensusin

Tiranën, 17 qershor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka akuzuar sot Kryeministrin, Sali Berisha, si personin përgjegjës për dështimin e konsensusit politik. Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se dështimi i negociatave erdhi nga qëndrimi i mazhorancës, e cila për hir të pushtetit nuk pranoi kompromis.

Rama theksoi se “për të mbajtur më çdo çmim të mbyllura kutitë, Berisha është gati ta mbesë në klasë Shqipërisë dhe të luaj me fatin e shqiptarëve”.

Nga ana tjetër, Rama ka theksuar se deklarata e djeshme e dy kryetarëve të grupeve parlamentare të Parlamentit Europian ishte sinjali më i fortë që kanë bërë ndërkombëtarët në lidhje me situatën në vend.

"Mes vizave e integrimit për të gjithë, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe vizës mbi Shqipërinë e shqiptarët, Sali Berisha preferon të dytën, vetëm e vetëm që të mos hapen kutitë e të mos dalë e vërteta", tha Rama.

Por sipas tij kriza nuk ka ardhur nga PS-ja dhe e opozita nuk heq dorë nga e drejta për të kërkuar transparencë.

“Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë, ne nuk lëkundemi për të gjetur zgjidhjen e kompromisit. Do të vazhdojmë përpara me dinjitetin e një opozitë që nuk i fal të drejtat e saj”, tha Rama.

m.xh/NOA

KOMENTE