English

Ruçi replikon me Berishën: Jetën politike nuk e keni ju në dorë, atë biologjike po

Tiranë, 17 Qershor, NOA Update – Ndërsa i ka uruar një jetë sa më të gjatë biologjike, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi duke replikuar me kryeministrin Berisha në seancë plenare, i ka kujtuar se jetën politike nuk e ka ai në dorë.

Duke iu referuar batutës së bërë nga Berisha se nëse e majta vazhdon me këtë mënyrë të të bërit opozitë, ai do jetë edhe 35 vjet në pushtet, Ruçi tha se “jeta politike e kryeministrit mund të zgjatet aq s do ai vetëm nëse punon siç duhet dhe jo mbrapsht.

Ndërsa në lidhje me çështjen e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri, për të cilën janë mbajtur në Bruksel dy takime me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, Ruçi deklaroi se “i pari kundërshtoi prandaj dolën me një deklaratë kryetarët e grupeve parlamentare në PE”.

Ai e sulmoi kryeministrin Berisha duke e akuzuar se nuk do zgjidhjen e krizës, duke shtuar se opozita është për heqjen e vizave ndaj shqiptarëve dhe jo për t’iu vënë viza Shqipërisë.

“Vizat dhe integrimi për Shqiptarët apo vizë Shqipërisë është këmbana që duhet të bjerë për mazhorancën e opozitën”, tha ai.

Më tej, Ruçi preku edhe çështjen e traditës së bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, e cila u përmend para tij nga Berisha duke deklaruar konkretisht se “dëgjuam demagogjinë e radhës”.

“Ju bëtë fyerje Zoti Kryeministër që i bëni thirrje PS të rikthehet në traditën e saj. Po a nuk ishte opozita shqiptare ajo që ju ndaj nga tragjedia e gërdecit dhe I bëri thirrje NATO që është tjetër gjë ngjarja e Gërdecit, përgjegjësit e gërdecit dhe tjetër gjë aspiratat e shqiptarëve në NATO”, deklaroi ai.

n.e/NOA

KOMENTE