Shba I Akordon Një Ndihmë Shtesë Prej 6,5 Milionë Dollarësh Kirgistanit
UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja do t'i akordojë një ndihmë humanitare shtesë prej 6,5 milionë dollarësh Kirgistanit që është përfshirë javët e fundit nga dhuna ndëretnike, njoftoi sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley.
''Kjo ndihmë shtesë do të jepet nga organi i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar'' (USAID), theksoi për shtypin, Crowley.
Duke theksuar se Uashingtoni e ka ndjekur nga afër situatën në këtë vend të Azisë Qendrore, Crowley shtoi se sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton zhvilloi dje një bisedë telefonike me presidenten kirgize të përkohshme, Rosa Otunbaieva.
Një zyrtar i lartë i administratës, Obama u prit në fund të javës në Bichkek për të zhvilluar bisedime me qeverinë kirgize lidhur me situatën e vështirë që po kalon vendi./
/ec/ a.jor.