Sport-Botëror/ Grupi A, Francë - Meksikë, Fitorja Është Detyrim
TIRANË, 17 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Sot në mbrëmje mbyllet raundi i dytë i ndeshjeve në grupin A. Franca dhe Meksika luajnë përballjen vendimtare për fatet e kualifikimit.
Të dy ekipet kanë barazuar në ndeshjet e para, përkatësisht Franca me Uruguajin 0-0 dhe Meksika 1-1 me Afrikën e Jugut. Fitorja 3-0 e uruguajanëve dje përballë vendit mikpritës e ka bërë të domosdoshme tripikëshin në sfidën e sotme, si për trikolorët, ashtu edhe për meksikanët.
Situata në mjedisin francez nuk është aspak te qetë. "Senatorët" e skuadrës kanë vendosur të "heqin" Gurkufin nga formacioni i parë dhe në vend të tij me shumë mundësi do të luajë Maluda që nga fillimi. Në sulm do të aktivizohet dyshja Henri-Anelka.
Kurse tek Meksika gjithçka shkon mirë dhe të gjithë janë në dispozicion të trajnerit Agirre. Ky i fundit mendohet të hedhë në fushë 11-shen e sfidës së parë.
Ndërkohë, në orën 16:00, Greqia dhe Nigeria gjejnë njëra-tjetrën në "Free State Stadium" të Blomfonteinit, në sfidën e dytë të grupit B. Të dy përfaqësueset i kanë humbur sfidat e para (përkatësisht 2-0 përballë Koresë së Jugut dhe 1-0 me Argjentinën) dhe sot do synojnë të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.
Francë - Meksikë, formacionet e mundshme:
Franca (4-4-2): Lloris; Sagna, Gallas, Abidal, Evra; Ribery, Toulalan, Diaby, Malouda; Henry, Anelka. Trajner: Domenech
Mesika (4-3-3): Perez; Aguilar, Rodriguez, Osorio, Salcido; Juarez, Marquez, Torrado; Vela, Franco, Dos Santos. Trajner: Aguirre
/s.s./