English

Sport-Botëror/ Grupi B, Greqia Arrin Fitoren E Parë Në Një Kupë Bote

TIRANË, 17 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Greqia ka fituar përballë Nigerisë duke komplikuar situatën në Grupin B, ku tashmë luftojnë 3 skuadra për të kaluar në fazën tjetër, përveç Argjentinës që tashmë pret të mësojë emrin e kundërshtarit të radhës. Skuadra e Oto Rehagel ka përfituar nga nxjerrja me karton te kuq e nigerianit Kaita në mesin e pjesës së parë kur rezultati ishte 1-0 për Nigerinë. Ndeshja nisi me dominimin e afrikanëve që shënuan të parët me Uche në minutën e 16-të. Minutat pas kartonit të kuq u dominuan nga Greqia që rrezikoi disa herë portën e nigerianëve, duke barazuar gjithcka me Salpingidis në minutën e 44-t. Edhe gjatë fraksionit të dytë, helenët e Rehagel rrezikuan disa herë, por rastin më flagrant e pati Nigeria pasi Yakubu dhe Obasi kanë bërë të më të pamenduarën duke mos realizuar dot golin e dytë. Goli i Greqisë erdhi në minutën e 70-të me Torosidis, i cili përfitoi nga një grushtim i portierit Enyeama, duke i dhuruar skuadrës së tij tre pikët e para në grup. Për Greqinë në këtë ndeshje bëri debutimin në një kampionat botëror edhe shqiptari Sotir Nini që zëvendësoi sulmuesin Gekas në 10 minutat e fundit të lojës Ndeshjet e treta do vendosin gjithçka, pasi Greqia shpreson të kalojë Korenë e Jugut dhe Nigerinë nëse arrin të mos humbasë kundër Argjentinës së Diego Armando Maradonës. Grupi B Greqi - Nigeri 2-1 Shënues: Salpingidis 44', Torosidis 70/ Uche 16' Greqia (4-3-3): Tzorvas; Kyrgiakos, Vyntra, Papadopoulos, Torosidis; Tziolis, Papastathopoulos (36' Samaras), Katsouranis; Karagounis, Gekas (Nini), Salpingidis. Trajner: Oto Rehagel. Nigeria (4-4-2): Enyeama; Odiah, Shittu, Joseph Yobo, Taiëo (Echiejile); Kaita, Etuhu, Haruna, Uche; Odemvingie (Obasi), Yakubu. Trajner: Lars Lagerback. /a.ke/
KOMENTE