English

Sport-Botëror/ Mesatarja E Golave Në Kupën E Botës, Më E Ulta Në Histori

- Vetëm 25 gola në 16 ndeshjet e para të botërorit dhe krahasuar me turneun e kaluar që ishin 39. Në botërorine 2002 ishin 46 gola të shënuar në këtë pikë -. TIRANË, 17 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Ata janë numrat 1 të futbollit dhe po mundohen shumë të shënojnë, por pa sukses të madh. Gafa e portierit anglez Green, ajo e bërë nga portieri algjerian Chaouci, vetëpërjashtimi i Buffonit. Këto mund të ishin arsye për të përmirësuar mesataren e sulmuesve të botërorit aktual, por sërish është për të ardhur keq me këtë nivel. Pas 16 ndeshjeve të para të fazës në grupe, nga turneu i Afrikës së Jugut vjen mesatarja më e ulët në historinë e botërorëve. Nëse lëmë jashtë klasifikimit Gjermaninë, sulmet e të gjitha skuadrave të tjera kanë qenë nën ritmin e pritur. Në 16 ndeshjet e para janë shënuar vetëm 25 gola, me një mesatare prej 1.56 golash për ndeshje. Ky është rezultati më i ulët në historinë e një botërori dhe ekspertët e futbollit po shpresojnë se do të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme. Që kur turneu luhet me 32 skuadra, gjithnjë ka qenë "boom" golash. Në Francë 1998, golat e xhiros së parë ishin 37, në botërorin e Koresë dhe Japonisë ishin 46 dhe në Gjermani 2006, ishin 39 gola të shënuar në ndeshjet e para. /a.ke/
KOMENTE