English

Teknologji - Holandë - Kryhet Fluturimi I Parë Me Biokarburant

HAGË, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Një helikopter i ushtrisë holandeze zhvilloi dje fluturimin e parë në botë duke përdorur biokarburant, që përbënte një të katërtën e karburantit normal, konfirmoi Ministria holandeze e Mbrojtjes. "Për herë të parë në histori, një helikopter fluturoi me biokarburant gjatë një manovre në bazën ajrore Gilze-Rijen, që zgjati disa minuta'', deklaroi ministria në një komunikatë. Një nga dy motorët e helikopterit sulmues, një Apash AH-64D, ishte mbushur gjysma me naftë dhe gjysma me karburant biologjik'', theksoi Jorgen Geers, një zëdhënës i ministrisë. Ky karburant biologji përbëhej nga 90 për qind vaj gatimi dhe 10 për qind vaj algash, sipas ministrisë. Motori tjetër ishte mbushur me karburant të zakonshëm./ /ec/ a.jor.
KOMENTE