Teksas, 17 Qershor NOA - Pas 32 viteve pritje në burgun e Teksasit, është marrë vendimi i ekzekutimit të David Pouell, një i dënuar me vdekje për vrasjen e një polici ky rast ka tërhequr vëmendjen e shumë personave dhe sidomos të disa avokatëve ligjorë të cilët janë në kundërshtim me këtë vendim të kushtetutës së SHBA-së.
David Pouell, 59 vjeçar ishte kishte marrë këtë dënim pasi qëlloi për vdekje me armë të kalibrit 7.62 mm, minimitraloz, një polic dhe pikërisht në vitin 1978 kur ishte 27 vjeçar.
Në momentin kur kishte kryer vrasjen Pouell tha se ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe dënimi i tij ishte anuluar dy herë nga gjykata e apelit.Shikoni videon e deklaratave të të ekzekutuarit para se të vdiste: {youtube}qiR0es2lWeE{/youtube}
Gjatë kësaj pritjeje në qeli duhet thënë se Pauell ishte bërë një i burgosur model dhe këtë e pohojnë vetë rojet e burgut ku qëndronte të cilët deklaruan se ai ishte tepër i dëshpëruar për atë krim që kishte bërë dhe i ndihmonte të gjithë të burgosurit në çdo mënyrë të mundshme.
Edhe Amnesty International e kishte marrë për zemër çështjen e tij. 32 vitet e pritjes për dënimin që kishte marrë përbëjnë një rekord në Teksas pasi është rasti i parë i tillë.
r.b/NOA