English

Tradhtia në çift, edhe kafshët “ua dredhin” partnerëve

Tiranë, 17 Qershor 2010 NOA - Për sa i përket tradhtisë në çift, kjo dukuri nuk ndodh rëndom vetëm në shoqërinë tonë, por është e përhapur gjerësisht edhe tek kafshët.

Studimet gjenetike kanë zbuluar se tashmë në grupin e vogël të llojeve monogame, vetëm 10 për qind e tyre janë besnikë.

Bëhet fjalë për 180 lloje kafshësh të cilët zgjedhin partnerin e tyre dhe ndër to vetëm një përqindje e vogël është besnike.

Në një farë mënyre tradhtia është diçka e natyrës, ku meshkujt ndryshojnë partneren e tyre për të rritur shanset e lindjeve, ndërsa në krahun tjetër femrat janë gjithmonë në kërkim të partnerit “ideal” për të sjellë në jetë pasardhës superiorë.

Në shoqërinë tonë, divorcet po vijnë gjithmonë e në rritje dhe duke përjashtuar arsyen e mospërputhjes së karaktereve, ajo që mbetet si më e fortë është kryerja e marrëdhënie seksuale jashtëmartesore.

Edhe në mesin e mjellmave, gjithmonë një shembull i besnikërisë në botën e kafshëve, pesë për qind e martesave të dështojnë.

Një përqindje shumë më e vogël krahasuar me atë të shoqërisë tonë.

r.b/NOA

KOMENTE