English

Usgs: Tërmet Me Nagnitudë 6 Ballë Në Një Rajon Jugor Të Paqësorit

UELLINGTON, 17 qershor /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 6 ballë tronditi sot një rajon në afërsi të ishujve Kermadec të Zelandës së Re, në jug të Paqësorit, por nuk ka asnjë informacion lidhur me një alarm për cunami, njoftuan ekspertët amerikanë të USGS. Tërmeti goditi në një largësi prej 65 kilometrash në verilindje të Auckland, në orën 13:06 GMT, në një thellësi prej rreth 60 kilometrash, ndërkohë që epiqendra u lokalizua 156 kilometra nën fundin e detit, sipas Institutit amerikan të Vëzhgimit Gjeofizik (USGS). Ishujt në verilindje të Zelandës së re nuk janë shumë të banuara. Asnjë alarm për cunami nuk është dhënë nga qendra e mbikëqyrjes për Cunami në Paqësor./ /i.p/
KOMENTE