English

Vodhën 20 milionë lekë në një dyqan, kapen 2 persona ndërsa i treti kërkohet

Laç, 17 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Kurbinit kanë arrestuar në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për vjedhje të ndryshme.

Siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë Bledar Sefa 25-vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” dhe Kreshnik Dervishi 24-vjeç; që të dy banues në Laç.

Ndërkaq, forcat e policisë të këtij qyteti kanë shpallur në kërkim edhe 20-vjeçarin Andrin Teluli, banues në Laç, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Që të tre këta persona, akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 e 25 të Kodit Penal, pasi gjatë natës kanë vjedhur një shumë prej 2 milionë lekësh të reja në dyqanin ushqimor, në fshatin Fushë-Gjorme, në pronësi të një personi me inicialet Y.K.

Nga veprimet proceduriale të kryera, gjatë kontrollit të banesave, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të shumës prej 1.13 milionë lekë të reja nga shuma e parave të vjedhura, si dhe u sekuestrua një automjet tip Renault Klio me targa të huaja, bashkë me 3 aparate telefonash celularë.

n.e/NOA

KOMENTE