English

Vret vajzën pasi nuk vishte shaminë, dënohet me burgim të përjetshëm

Kanada, 18 Qershor NOA - Është dënuar me burgim të përjetshëm dhe kjo pasi vrau të bijën e tij 16 vjeçare ku kjo e fundit nuk pranoi të vishte shaminë.

Muhamed Parvez, 63 vjeç me origjinë nga Pakistani, por jetonte në Kanada, gjatë një grindjeje me vajzën e saj, e mbyti atë pasi ajo nuk i bindej.

Bashkëshortja e Muhamedit e justifikoi plotësisht atë duke thënë se sjellja e tij erdhi si rrjedhojë e rebelimit të vajzës. 63 vjeçari pasi kreu këtë akt të shëmtuar lajmëroi menjëherë autoritetet dhe kjo për t’u dorëzuar.

Muhammedi Parvez punonte si shofer taksie dhe në vitin 1999 së bashku me familjen e tij ai u zhvendos në Ontario, të Kanadasë. Vajza prej kohësh kishte qenë në mosmarrëveshje me familjen dhe kjo pasi kërkonte të vishej dhe të sillej njësoj si shokët dhe shoqet e saj të shkollës.

Në të njëjtën kohë vajza ishte e frikësuar nga reagimi i babait të saj në lidhje me këtë veprim, pasi siç ajo e dinte ishte në kundërshtim me traditat islamike.

Më 10 dhjetor të 2007 vëllai i Aqsa-së, Wasqas, me urdhër të babait të tij, ishte paraqitur në shkollën e motrës dhe e kishte detyruar atë për ta ndjekur në shtëpinë e prindërve.

Babai i saj në grindje e sipër u lëshua kundër së bijës, duke e shtrënguar me duart e tij në qafë deri sa ajo u nda nga jeta.

Sipas raportit të policisë, nëna e vajzës, Jan Anwar tha se burri i saj pohoi se ky veprim i bashkëshortit erdhi si rrjedhojë e sjelljes rebele të vajzës së saj ndërsa vetë Muhamedi theksoi se komuniteti islamik asnjëherë nuk do të pranonte vajzën e tij me atë sjellje që ajo kishte.

Vajza 16 vjeçare tashmë ishte e fejuar dhe kjo pasi familja e saj i kishte gjetur një djalë po nga Pakistani ashtu siç e kërkon tradita.

r.b/NOA

KOMENTE