English

Aksident në Elbasan, tre persona në gjendje të rëndë

Elbasan, 18 qershor, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje të rëndë.

Bëhet fjalë për personat me inicialet A.A, 25 vjeç, banues ne lagjen “Qemal Stafa” Elbasan, I.H, 54 vjeç, banues në fshatin Karakullak dhe R.S, 50 vjeç banues në fshatin Shmil-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mengel, përgjatë rrugës Librazhd-Elbasan.

Automjeti tip "Benz" me targa EL 2205 C, në drejtimin e të cilit ka qenë Ilir Kallupi, 59 vjeç, ka dalë nga rruga duke shkaktuar dhe plagosjen e tre personave.

Policia sqaron se të dëmtuarit u dërguan menjëherë ne Spitalin Kirurgjik Elbasan, “ku aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore”.

m.xh/NOA

KOMENTE