Artisti Shaqir Rexhvelaj Dekorohet Me Urdhërin "Naim Frashëri I Artë"
TIRANË, 18 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot me urdhërin "Naim Frashëri i Artë", artistin Shaqir Rexhvelaj, me motivacion "për kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit ideoartistikë të emisioneve dhe programeve artistike në Radiotelevizionin Shqiptar".
Në një ceremoni të organizuar në mjediset e ministrisë të Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në prani të personaliteteve të artit, kulturës, Shaqir Rexhvelaj, u shpreh se, "një jetë e gjatë në art që në 1957 kur kam marr pjesë në festivalin e parë dhe deri sot, është një rrugë e gjatë e artit dhe e kulturës. Me shumë kolegë të tjerë kemi kontribuar në krijimin e shumë instiucioneve në Shqipëri, si formimin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së në 1962 , për Televizionin shqiptar profesional në vitin 1972", tha mes rtë tjerave, Rexhvelaj.
Zv/ministri i Kulturës, Nikollë Lesi duke e cilësuar artistin Shaqir Rexhvelaj si një njeri që ia dedikoi jetën artit gjatë proçeseve demokratike tha se, "ai u përfshi në një grupim intelektualësh, që në vigjilje të një epoke të re për historinë e vendit, nuk qëndruan në këndin e indiferentëve, por i dhanë një dimesion tjetër vetes dhe pluralitetit të mendimit në Shqipëri".
Ceremonia vijoi me një koncert me flaut nga një grup trio e Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar./n.m/